Bora zbardh vendin, ARRSH thirrje për kujdes në këto akse

Juglindja e vendit është zbardhur nga bora, megjithatë ARRSH-ja raporton se nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në të gjitha akset kombëtare. ”Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. U punua dhe po punohet në Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, Rrugën e Voskopojës. Nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në të gjitha akset kombëtare. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Rrugën e Dardhës për mjetet e vogla. Puna do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë ditës nga Kontraktorët e mirëmbjajtjes nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim. Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?