Borchardt ”non grata”/ Caka: Ambasadorët të ruajnë kufijtë

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka komentuar shpalljen ”non grata” të ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt “non grata” nga presidenti duke thënë se të gjithë ndërkombëtarët kanë marrë atë që kanë merituar. Caka ndër të tjera ka thënë se ambasadorët duhet ta kuptojnë vendin që kanë dhe pozicionin që u përket. ”Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi korrektësi me institucionet ndërkombëtare. Nuk është e rëndësishme për emra konkret. Është vënë re individë që duan të bëhen më pretagonistë se institucionet që përfaqësojnë. Ata duhet të kuptojë vendin e tyre. Institucionet shqiptare kanë qenë të drejtpërdrejta. Kush meriton të ketë një reagim të caktuar besoj se e ka marrë atë. do të duhet të dinë se deri ku shkojnë të drejtat e tyre. Ndoshta është një rol supremacie që ne ua kemi dhënë ndër vite por nuk duhet. Keni parë ndonjë ambasadorë shqiptarë që të thotë në BE e në SHBA që të mos zhvillohen zgjedhjet. Secili duhet të dijë të ruaj kufijtë”,-tha në ”Report Tv”.

SHKARKO APP