Bordi heq çmimin tavan për vajin. Shtrenjtohet mielli, orizi e sheqeri do shiten më lirë

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, ka marrë vendime të reja.

Bordi heq çmimin tavan për vajin. Vendimi sipas Financave u mor sepse disa kompani vaji e blinin lirë dhe e shisnin më shtrenjtë se çmimi i caktuar nga bordi ishte tavan, ndërsa disa të tjerë e blinin shtrenjtë e ishin të detyruar te respektonin vendimin e bordit.

Nga sot mielli do të shitet 90 lekë/kg, nga 79 lekë/kg që ishte, orizi kokërrgjatë do shitet 101 lekë/kg nga 109 lekë/kg që ishte dhe sheqeri do shitet 104 lekë/kg nga 121 lekë/kg që ishte.

SHKARKO APP