Bordi i Paqes, ushtarakët shqiptarë dislokohen në Gaza

Shqipëria ka nisur konkretizimin e angazhimit të saj në misionin ndërkombëtar për ruajtjen e paqes në Gaza, duke ndërmarrë hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur pas mbledhjes së qeverise se në fazën e parë janë caktuar katër oficerë, të cilët do të vendosen pranë strukturave të Shtabit të misionit.

Pas raportimit dhe vlerësimit të situatës në terren, do të merret vendimi për dërgimin e 36 ushtarakëve të tjerë, duke e çuar në 40 numrin total të ushtarakëve shqiptarë të planifikuar për këtë mision. Faza e dytë e dislokimit do të shoqërohet edhe me përcaktimin e zonave ku do të angazhohen trupat shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky mision përbën kontributin e Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe stabilizimin e situatës në Rripin e Gazës nëpërmjet Bordit të Paqes të themeluar nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?