Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare nuk ndikon në të njëjtën mënyrë në Shqipëri
Paçka rënies së çmimit ta naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, Bordi i transparencës bëri të kundërtën këtë të mërkurë në Shqipëri, duke e rritur çmimin në 227 lekë për litër.
Në ndryshim nga herët e tjera, në njoftim sqarohet se çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk ndikon në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë.
”Çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë. Për të informuar drejt dhe pa shtrembërime opinionin publik, media dhe faktorët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë duhet ti referohen të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, për bursen e mesdheut. Administrata Doganore është orientuar që të bëjë publik informacionin mbi lëvizjet e kësaj burse me qëllim që askush të mos shtrembërojë realitetin dhe të abuzojë me informacionin”.