Bordi rrit çmimet, shtrenjohet nafta dhe gazi
Këtë të mërkurë Bordi i Transparencës është mbledhur dhe ka rritur çmimet. Në vendimin e publikuar ditën e sotme nafta dhe gazi janë rritur me nga 5 lekë, ndërkohë që çmimi i benzinës është rritur me 4 lekë.
Çmimi i naftës ka shkuar nga 190 lekë/litër në 195 lekë/litër. Benzina do të shitet me 189 lekë/litër nga 185 lekë/litër. Sa i takon gazit, do tregtohet me 80 lekë/litër nga 95 lekë/l.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.