Borë dhe ftohtë, ja situata sot në akset më problematike

Pas një nate me reshje bore dhe të ftohte, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve dhe nën monitorimin e mbikëqyrësve të kontratave.

Ja situata nëpër akset me problematike paraditen e sotme  

Segmenti rrugor Qafë Thanë-Pogradec dhe Pogradec-Qafë Plloçë, si edhe Qafë Plloçë-Korçë është i hapur për kalimin e mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Segmentin rrugor Fushë Arrës – Qafë Mali – Kukës ka pasur reshje bore gjatë natës dhe kjo zonë është kaluar me borëpastruese duke hedhur dhe kripë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Segmenti rrugor Pukë-Fushë Arrës-Kukës ka reshje sporadike bore (të dobëta) Mjetet e pastrimit të dëborës janë në punë dhe një pjesë në gatishmëri.

Segmenti rrugor Korçë–Dardhë dhe Korçë–Voskopojë ka pasur reshje bore gjatë gjithë natës. Kontraktori ka bërë pastrimin në këtë aks deri në orët e vona të natës, për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen me kripë.

Në Qafën e Qarrit dhe në Kapshticë ka pasur reshje bore që janë pastruar.
Në akset e tjera rrugore nuk ka probleme.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje përdoruesve të mjeteve rrugore që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe të kenë shumë kujdes në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës”- thuhet ne njoftimin e ARRSH.

bore

bore1

bore2

bore3

bore4

bore5

bore6

bore8

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?