Borë e temperatura deri në -3 në juglindje

Pas ditëve me diell, bora ka përfshirë të gjitha zonat malore të qarkut të Korçës, përfshirë edhe fshatrat turistike të Voskopojës dhe Dardhës aty ku trashësia ka shkuar deri në 5 cm. Me këto temperatura që kanë shkuar deri në minus 3 gradë edhe për specialistët e bujqësisë mund të ketë dëme me drurët frutorë në lulëzim. Nga ana tjetër, autoriteti rajonal i rrugëve ka kërkuar autorizime për lëvizjen e automjeteve borëpastruese.

SHKARKO APP