Borë në kohë të virusit

Teksa vendi është në shtetrrethim nga pandemia e Covid-19, në verilindje nisën reshje të dendura bore të shoqëruara me erë të fortë. Temperaturat e ajrit zbritën në 3 gradë. Në rrugët e Kukësit shihen vetëm mjetet e policisë së shtetit, policisë ushtarake dhe bashkiake që monitorojnë situatën në orarin e kufizimit të lëvizjeve. Nuk raportohet për probleme që vështirësojnë qarkullimin rrugor pasi reshjet e deborës ende nuk kanë arritur të krijojnë shtresa në rrugë, gjithesesi mjetet borëpastruese në Rrugen e Kombit kanë nisur lëvizjet për trajtimin me kripë në të gjithë gjatësine e segmentit Morinë-Tunel i Kalimashit. Reshjet e borës pritet të vijojnë përgjatë gjithë orëve të natës ne vijim deri në orët e paradites së nesërme.

SHKARKO APP