Borë në Korçë, në Dardhë trashësia arrin në 20 cm

Dimri ka ardhur. Reshjet e borës në juglindje të vendit vijojnë edhe ditën e sotme. Më intensive ato paraqiten në lartësitë mbi 1200 metër mbi nivelin e detit . Nuk paraqiten probleme dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset turistike të Dardhës dhe Voskopojës. Në Dardhë trashësia e borës shkon në 20 cm, ndërsa vështirësi për lëvizjen e mjeteve janë hasur vetëm në Qafën e Qarrit, ku trashësia e borës ka qene edhe me e lartë. Autoriteti rrugor dhe subjektet kontraktore kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale dhe për të mos krijuar probleme e vështirësi në qarkullim.

SHKARKO APP