Bosi i ”bananeve-kokainë”, fshehja me mbiemrin e gruas

Redjon Shtylla

“Jo më larg se sot (dje), pasdite, Policia e Shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë, që kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale”, paralajmëroi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në Lezhë gjatë “Forumit qytetar për sigurinë publike”.

Pas kësaj deklarate të ministrit, Policia e Shtetit përmes një deklarate për shtyp, bëri me dije se në Gjermani është arrestuar Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbi Garden”, kontinierët e së cilës ishte fshehur sasia rekord e 613 kg kokainë më 27 shkurt të këtij viti në Maminas. Arratia e Çekajt nuk zgjati shumë, edhe pasi kur u duk se hetimet kishin mbetur në vend numëro, aksioni në Gjermani vërtetoi të kundërtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbër Çekajt, iu gjetën dokumenta me identetit të ndryshuar, nga Arbër Çekaj në “Arbër Jansen” duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze. Policia shqiptare ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht me atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

613 kg kokainë është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Shqipëri dhe vlera e saj në tregun klandestin, mund të shkonte deri në 200 milionë euro.

Aksioni

Policia shqiptare ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht me atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt. Ai është kapur në një provincë pranë Dusseldorf-it, dhe përfundoi në pranga pasi ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti.

Sipas policisë shqiptare u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Deri tani janë zbuluar lidhje të disa eksponentëve të narkotrafikut, por po punohet për dokumentimin e përfshirjes së tyre. Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane, pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Kokaina ishte transportuar nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë, dhe u kap në vendin tonë nën mbulesën e një kontenieri me banane të kompanisë pasi i kishte shpëtuar kontrollit në disa shtete të tjera. Autoritetet shqiptare pretenduan se operacioni ishte tërësisht i tyre dhe pa bashkëpunimin e agjencive të huaja.

“Peshk-banania”

Nën petkun e biznesmenit të bananeve, Arbër Çekaj dyshohet se ka futur në Shqipëri sasi të mëdha kokaine, para se në kompaninë e tij, “Arbëri Garden” në Maminas të sekuestrohej sasia rekord prej 613 kilogramësh “pluhur i bardhë”.

Gjatë operacionit u arrestuan dy persona, por jo Arbër Çekaj, që konsiderohej “organizatori i këtij trafiku”. Rezultonte se Çekaj kishte lënë Shqipërinë në drejtim të Gjermanisë 1 javë para se të ndërmerrej operacioni i bujshëm nga ana e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Destinacioni i kokainës ishin tregjet europiane, ndërkohë që mendohet se Çekaj ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë për transportimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?