Bosi i drogës “merr me qira” punonjëset e rrobaqepësisë për të përpunuar kanabisin
“Ekonomi tregu” mund të bësh edhe me përpunimin e kanabisit. Nuk është fjala për kultivuesit, por për punëtorët. Madje kjo vlen më shumë për pronarët e një rrobaqepësie në Fushë-Krujë. Një denoncim i bërë nga gazetari i “Abc News”, Flamur Vezaj, tregon se pronarët e një rrobaqepësie në Fushë-Krujë ikanë “dhënë me qira” punonjëset e tyre tek një kultivues kanabisi.
Sipas asaj që shkruan Vezaj, pronari i rrobaqepësisë ka pezulluar punën në fabrikë dhe punëtorët e tij i ka dërguar tek “bosi i drogës”, i cili i paguan me nga 3 mijë lekë në ditë. Por ai nuk mjaftohet me kaq, në këmbim të këtij “fitimi ditor” u kërkon punonjësve t’i japin atij nga 500 lekë, me qëllim që t’i ruajë vendin e punës.
Vetëm pak ditë më parë në Derven të Fushë-Krujës, Policia kapi një sasi prej 1.3 tonë kanabis që ishte në proces tharje. Në këtë periudhë, bimët e kanabisit prihen dhe nis procesi i tharjes dhe më pas prerja e bocave nga kërcelli me gërshërë.
Statusi i gazetarit:
Lajmi i fundit nga “Fronti i se keqes”:
Pronari i një rrobaqepësie në Fushë-Krujë ka dhënë punëtorët me qira tek kultivuesit e kanabisit! Ai ka pezulluar aktivitetin e tij. Punëtoret, për çdo ditë pune te kultivuesit marrin nga 3000 leke. Për te ruajt vendin e punës, çdo dite punetoret i japin pronarit te rrobaqepësisë nga 500 leke!
Ja, kësaj i thonë ekonomi tregu!
KOHA JONË SONDAZH

