“Bota e ëndrrave të mia ra, thashë ishalla nuk më merr më telefon”, Hysi tregon si u bë pjesë e PS, Rama zbulon “debatin” me Gjermenin

Teksa njoftoi se Eglantina Gjermeni nuk do të jetë pjesë e skuadrës së PS për zgjedhjet e 25 prillit, duke pasuar kështu largimin e Vasilika Hysit, dy gra që erdhën në politikë nga shoqëria civile, kryeministri Rama dhe vetë ato u kthyen pas në kohë duke kujtuar sesi e nisën bashkë rrugëtimin e tyre.

Hysi: Kur kam hyrë për të plotësuar formularin  më ra kati i dytë i PS në kokë. Kur më ka rënë telefoni atë ditë, lexoj Edi Rama. Bobo thashë, do reagojë për ndonjë deklaratë që kisha bërë. Atë ditë kisha fituar gjyqin në Gjykatë Kushtetuese dhe po pija kafe në Bllok. Më tha për një kafe dhe tha do të marr të bëhesh pjesë e skuadrës, meqë lufton kaq shumë mirë është të luftosh brenda dhe të realizosh ato gjëra që duhen bërë. U çudita por që nga ajo ditë nuk kam qenë fare e qetë. Bota e ëndrrave të mia siç e kisha menduar unë jashtë politike më ra dhe thosha ishalla nuk më merr më telefon. Meqë bashkëshorti im ka punuar në media i mora këshilla si të më ndihmonte ta refuzoja por pa shkaktuar lëndim. Këmbëngulët fort dhe më morët. Ajo që më ka mbetur në mendje dhe e vlëersoj shumë është që mirë është të mos ndryshosh, të jesh kjo që je.

Rama: Ajo që nuk thotë Vasilika është që më the o boo si të hyj unë aty,  nuk mund të bëhem dot ashtu. Unë ju thashë që dua të bëhet PS si ju dhe jo ju si PS. Ti e realizove, sot je më e gatshme për tu bërë risi e PS sesa atëherë.

Hysi: Kam qenë një Komitet Helsinki brenda grupit parlamentar të PS.

Gjermeni: Takimi i parë ka qenë te bashkia dhe pastaj këtu te selia e PS, më keni ftuar për kafe. Përgjigjia ime ka qenë jo. Megjthëse kam ndihmuar dhe mbështetur gjithmonë gratë për të hyrë në politikë dhe për të qenë në vendimmarrje për veten time nuk e kisha menduar ndonjëherë. Ju thashë që e para nuk kam aspiruar dhe e dyta nuk jam tipi që mund të mbijetoj në politikën shqiptare. Politika duhet të jetë më njerëzore, pa agresivitet. Sigurisht ka kundërshti dhe argumente. U përpoqëm të japim një model tjetër. Jam  munduar të bëj më të mirën.

Rama: Kapte kokën me duar dhe thoshte jo, jo.

Gjermeni: Nuk jam penduar.

Rama: Tinës në një moment të caktuar i ra pjesa më e vështirë sepse i thashë dua të shikosh deputete në Krujë sepse ka nevojë të çlirojmë gratë dhe vajzat që të jenë më aktive. Më tha, prapë unë?! Ti i thashë se gruan time nuk e çoj dot që është gjysmë krutane dhe gjysmë tironse dhe Tina ka bërë një punë fantastike.

SHKARKO APP