Botuesi i Kadaresë: Eshtë mirë me shëndet
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 00:04
Teksa dje në media u raportua që shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare është i sëmurë dhe është shtruar në spital privat në Tiranë, botuesi i tij pohon se ai është mirë me shëndet.
Kështu, Bujar Hudhri, botuesi i Kadaresë në Shqipëri, ka konfirmuar për “Panorama” se ai ka shkuar në spital për një vizitë rutinë dhe të zakonshme.
Gjendja shëndetësore e Kadaresë, sipas Hudhrit, është e mirë dhe nuk ka vend për alarmim.
KOHA JONË SONDAZH

