Bovilla hap portat e shkarkimit, rrezik përmbytje në zonat përreth

Ujëmbledhësi i Bovillës që furnizon me ujë kryeqytetin ka arritur kuotat maksimale dhe diga nuk mund të mbajë më, prandaj Ndërmarrja e Ujësjellësit Tiranë do të hapë portat e shkarkimit. Kjo pritet të sjellë një përmbytje edhe për zonat që janë pranë këtij ujëmbledhësi. Sipas një njoftimi publik të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, aktualisht Bovilla ka arritur kuotën 318.5 metra dhe shkarkimi i ujit është i pashmangshëm. Në ujëmbledhësin e Bovillës derdhet lumi Tërkuzë, prurjet e të cilit janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?