Braçe: Dekriminalizimi të nisë nga Berisha e Basha

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar pas akuzave të ndërsjellta nga selia e PD-së, nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe nga depteti i LSI-së, Spartak Braho.

“Aaaa tani po! Tani duhet folur!

Lexova Sali Berishen dhe sapo degjova Lulezim Bashen!!

Une e njoh kete skeme dhe eshte nje imitim banal i gjithe cfare kam pare me heret.

Nje pergjigje kam;

Sali Berisha e Lulzim Basha, nuk mund te kthejne ne skandal nje pretendim per te cilin nuk ka folur drejtesia e aq me shume ta perdorin si te vertete edhe pse jane vete nen akuze!!

Une nuk ua them dot sot te verteten, por sapo degjova versionin fillestar te ngjarjes ku akuzohet si i perfshire ne ngjarje, Agim Rama-kunati i Sali Berishes.

Edhe kjo si perfshirje e pa certifikuar nga organet e drejtesise!!

Jashte kesaj ngjarje por e lidhur me qendrimet politike te Sali Berishes e Lulzim Bahes, si pergjigje per qendrimet e tyre dua te them;

Sali Berisha e Lulzim Basha hane dy urdherdhenesit e vrasjeve te 21 janarit;

Ata urdheruan e vrane 4 qytetare te pafaj ne mes te bulevardit dhe jane te perfshire si kerkush tjeter ne evrope, ne pushkatimin pa gjyq te kundershtareve!!

Me heret; Ne kurriz te tij, Sali Berishes rendon vrasja e Fatmir Xhindit dhe Remzi Veselit-kryekomunarit socialist ne Kukes!!

E kam thene dhe po e perseris:

Nese ka dekriminalizim te politikes, ai duhet te nise nga keto krime dhe urdherdhenesit e tyre!!”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

SHKARKO APP