Braçe: Ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës? Berisha: Dosjen e zhduku Fatos Klosi

 

Deputeti socialist, njëherësh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe i kërkoi në seancën e sotme plenare, ish-kryeministrit Berisha që t’u tregojë familjarëve të Remzi Hoxhës se ku fshihen eshtrat e tij.

“Një gjë nuk ja u fal që ju të na kërkoni të heshtim për ata krimet që kanë lidhje me funksionarët e shtetit të asaj periudhe. Ju Berisha dhe unë e njohim Remzi Hoxhën. Nuk e din ë ç’rrethana e njihni ju, por unë e kam njohur si gazetar në “Zërin e popullit." Ishte shqiptar i madh që ka luftuar për atdheun e tij. Jemi në ditët kur ai jo vetëm nuk është më sepse u torurura, u vra dhe ju zhdukën eshtrat por kur familjarët kërkojnë kockat e tij, për të patur një varrr dhe për ta qarë atje mbi varr. Keni detyrimin si gjysh, si prind, si vëlla, t’i thoni asaj familje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës. Të kërkoj vetëm një gjë, atë që e kërkon djali i tij për 20 vite me rradhë. Ia ke borxh ti , unë dhe të gjithë ne me radhë që t’i tregojmë eshtrat. Kjo është çështje që nuk duhet të marrë fund,” tha Braçe.

Po ashtu deputeti socialist i bëri thirrje edhe ministrit të Brendshëm që të sjellë Ilir Kumbaron në Shqipëri. “Ky është detyrimi dhe kjo është arsyeja që unë do vazhdoj të jem këtu. Janë krime që kërkojnë me patjetër përgjegjës, krim pa ndëshkim nuk duhet të ketë më”, përfundoi Braçe.

Berisha u shpreh e kjo çështje po përdoret politikisht. “Çdo njeri i zhdukur, i vrarë, i ashtu është keqardhje dhe dhimbje, por do sqaroj se nuk më impresionon kurrë nga përdorimi politik i cilido ndodhie qoftë. E kam shpjeguar dhe e shpjegoj prapë, rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaçi, jam marrë me të gjithë mundësitë e mia, nuk kisha pasur kurrë as informacion as emrin s'e kisha dëgjuar kurrë. U tha se ka marrë pjesë në autobombën e Gligorovit,  nuk kam pasur asnjë informacion. U tha më vonë se ka marrë pjesë në atentatin e Berishës, nuk kam pasur informacion, zero informacion. U tha më vonë se ka folur se është takuar Arkani në Shkodër me Gazideden, Pjetër Arbnori s’ma kishte thënë kurrë asgjë të tillë, ishin sajesa dhe trillime që donin të përdornin një njeri që mbasi e zhdukën vetë për qëllime politike”,- u shpreh Berisha.

Lidhur me akuzat për takimit e tij me Milosheviçin, Berisha ju drejtua deputetit të PS-së që të pyes Fatos Nanon. Ndërsa për Remzi Hoxhën tha se dosjen e tij e ka zhdukur ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi. “U tha se është takuar Berisha me Gligorovin dhe Millosheviçin, kam tentuar t'i bëj Millosheviçit atë që meritonte, pyet pak Fatosin çfarë i kanë thënë, pyet kë ka deklaruar non grata. Kam dënuar takimin tresh të ftuar nga Micotaqits në Athinë që dështoi. Nuk mund të isha unë për takime biletarele me Milloshevicin, ato i bëtë ju dhe kjo është e njohur. Unë ika në opozitë pas rebelimit komunist, Shërbimin Inteligjent e mori Fatos Klosi. Gjënë e parë që bëri Klosi zhduki dosjen e tij. Nëse do ndokush sot janë dëshmitarët që e kanë ndjekur për dy dosje, dosja do ndërtohet plotësisht, mendoni ju se Klosi po kursente”,- u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se pas kaq vitesh në pushtet Partia Socialiste mund të kishte bërë hetim.
“Po si ka mundësi që për vitet që drejtoi me krime dhe çdo gjë nuk bëri hetimin, si ka mundësi që Arben Rakipi që u bë legjendar se u nxorri gazetarëve SHISH-in e Pepsi-kolës si provë të krimeve që akuzoi Sali Berishën, nuk formuloi dot akuzën më të vogël. Qeveria ime ka pasur zero informacion, nuk ekziston asnjë informacion i vetëm. Doni të shpifni, të trilloni, vazhdoni sa të doni se kam kënaqësi kur ju dëgjoj të jetoni në kohën time dhe çështë e vërteta nuk do të dilni kurrë prej saj. "My time" është koha ime”,- u shpreh Berisha.

Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se Berisha ka qenë në djeni  për Remzi Hoxhën. “Ish-kryeministri tha që nuk ka qenë në dijeni. Në fakt është provuar në gjykim që është vënë në dijeni nga familjarët tre ditë pas zhdukjes. Ish-kryeministri në atë kohë president është provuar në gjykim që është kontaktuar në zyrën e tij nga familjarët e Remzi Hodxhës për t'i kërkuar mëshirë t'i sillnin familjarin gjallë. Është provuar se drejtori i SHIK-ut nuk ka kthyer përgjigje për muaj me radhë nëse targa e makinës i përkiste SHIK-ut apo jo. Madje Gjergj Jorgo, shef komisariati, Agim Shehu, zv. ministër, Bashkim Gazidede drejtor i SHIK të gjithë në varësi personale institucionale të Berishës nuk ik kthenin përgjgje prokurorisë për muaj të tërë nëse targa i përkiste apo jo SHIK-ut. Ziso Kristopulli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha janë rrëmbyer nga SHIKU për tu çuar në Vajinë të Lezhës, dy prej tyre u torturuan, i treti u torturua dhe nuk doli më gjallë. Unë e kam për detyrë t'ju përgjigjem dhe t'ju them se Ministria e Brendshme nuk ka më hapësirë për të gjetur përgjegjësi ligjore të shtuara lidhur me atë ngjarje tek cilido që ka pasur detyrë shtetërore në atë kohë që me veprime konkrete kriminale ka shkaktuar torturën shtetërore të tre personave, një prej të cilëve i ndjeri Remzi Hoxha nuk doli më gjallë. Ai ishte një krim shtetëror që kulmonte pa asnjë dyshim tek zyra e ish-presidentit”,- u shpreh ministri Tahiri.

SHKARKO APP