Braçe kundër PS për Reformën Territoriale: S’ka pasur transparencë, kompetencat që u janë lënë bashkive janë banale
Deputeti socialist Erion Braçe ka kundërshtuar në Kuvend propozimin e PS për hartën e re territoriale. Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se ndarja e re territoriale shkel parimet mbi të cilat duhet të bëhet një reformë dhe se ka pasur mungesë transparence gjatë hartimit të draftit. Sipas Braçes, kompetencat që u janë lënë bashkive janë të pakta dhe banale.
”Transparencë efektive nuk ka patur, jo për shkak të ndarjes partiake këtu. Kur kriteret që justifikojnë këtë ligj janë të gjitha me karakter ekonomik e financiar. Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne, do ishte e udhës që informacioni të ishte korrekt.
Këto kompetenca u transferuan pa buxhet, ose me buxhet të pamjaftueshëm. Po 46 kompetenca kanë sot bashkitë. Një pjesë e madhe e tyre janë formale, për të mos thënë banale. Prodhimi, transportimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm janë funksion i bashkive. Po seriozisht e thoni këtë? Po nuk kemi krijuar ne disa SHA që nuk janë nën kompetencë të bashkive?
Ne po na mbysin lumenjtë në Lushnjë e Divjakë. Dua te ndalem edhe te thelbi. Aty flitet për decentralizim të kompetencave. Bujqësia, zhvillimi rural dhe pyjet, bashkitë kanë vetëm 6 kompetenca, pjesën më të madhe të të cilave i disponon edhe si buxhete qevera qëndrore. Mbylleni mikrofonin, do e flas me zë, kam ngrënë vezë nga fshati”.

