Braçe: Nëse studentët do kishin goditur Berishën, do i pushkatonte

 

Studentët që goditën me vezë kryeministrin Edi Rama do të ishin pushkatuar, nëse të njëjtin veprim do ta kishin bërë 4 vjet më parë në drejtim të Sali Berishës. Kështu shprehet deputeti socialist Erjon Brçace, në një postim të tijin në rrjetin social Facebook.

“Në një kohë tjetër, jo shumë larg, vetëm 4 vite më parë, Berisha e Basha do t'i kishin pushkatuar!" – ka theksuar Braçe.

Braçe ka shtuar se është e vërtetë se studentët në fjalë nuk kanë lidhje me PD, ashtu siç tha dje edhe lideri i opozitës Lulzim Basha, sepse në të kundërt, sipas socialistit, forma e protestës do të ishte krejt tjetër.

 

SHKARKO APP