Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:06 Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është arrestuar në Rinas.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Braçe zbulon prokurorin që mbështet banditët në Durrës: Presion kriminal kreut të Kadastrës (VIDEO)

Aktualitet E premte, 4 Tetor 2019 13:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbi një deklaratë të fortë që kreu i qeverisë Edi Rama bëri ditën e djeshme në Kuvend, ka hedhur dritë sot zv.kryeministri Erjon Braçe. Shefi i mazhorancës, pa bërë të ditur emrin, tha se se një prokuror në Durrës, punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Braçe ka zbuluar emrin, duke thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, mbështet një grup kriminal në Durrës. Edhe Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arian Ndoja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prokurori Ndoja ishte sot në seancë gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie “arrest me burg” për Liridon Pulën, një masë që sipas Braçes është e pabazuar në prova dhe është një presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës për shkak se ai nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti Braçe, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banidëtëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.

Mund t'ju interesojë

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 2 minutash
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 11 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 11 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zv.kryeministri e ndoqi vet seancën gjyqësore sot në Durrës drejtuar nga gjyqtarja Besiana Garxenaj, ku tha se prokurori Arian Ndoja nuk paraqiti asnjë provë të vetme për të fajësuar Liridon Pulën. Madje sipas Braçes, pati shkelje të rëndë kushtetuese pasi akuza e shpërdorimit të detyrës është ngritur mbi bazën e ligjeve për institucionet e vjetra, siç ka qenë ALUIZNI, që tashmë është shkrirë bashkë me Hipotekën që është Agjencia Shtetërore e Kadastës.

“Në ALUIZN-in e Durrësit ka pasur probleme të vjetra, në mënyrën se si janë administruar këto zyra, dhe kohë pas kohe ka pasur lëvizje të drejtuesve dhe procedime penale. Prokuroria ka ngritur një akuzë kundrejt drejtuesit të zyrës së re, të Kadastrës, nuk bëhet fjalë për Hipotekën, Aluiznin, por i referohet një institucioni të ri bazuar funksionimi i tij mbi një ligj tjetër të ndryshëm nga ligjet për dy institucionet e mëparshme. Më takonte të isha këtu për të parë akuzën që ka ngritur prokurori ndaj një punonjësi të shtetit shqiptar. Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati një mujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar por për pallate monsturuoze që duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. Eshtë bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit. Ai punonjësi i shtetit atje sipër pavarësisht shantazhit në të cilin ka qenë ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova përreth një orë e gjysmë që e gjithë akzua e ngritur me të është e paprovuar por ka edhe lajthitje marramendëse që u referohen rregulloreve që sot nuk janë në fuqi që i kërkojnë drejtuesit të Kadastrës të sillet si drejtor i institucioneve që kanë qenë më parë. Të akuzosh për shpërdorim detyre duhet të provosh që vepra që ka konsumuar është kryer me dashje, dhe që vepra ka sjellë dëme, publike, pra shtetit, private, qytetarit. Duhej të ishte e provuar që drejtuesi i Kadastrës duhej të kishte sjellë dëme të qarta mbi shtetin, dhe dëme mbi privatët. Kompanitë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit, nga asnjëri nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka bërë Regjistruesi. Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. Nuk është i akuzuari që sjell prova, por prokurori që duhet të vërtetojë fajësinë. E kuptoni se në ç’shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?”, u shpreh Braçe.

Pyetje: E kishte fjalën Rama për këtë prokuror?

Braçe: Duhet të pyesni zotin Rama

Erdha këtu ta dëgjoja me vesh. se kisha dëgjuar shumë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kam qenë në dijeni të çdo kërcënimi, shantazhi që i është bërë këtij drejtuesi, jo për këtë çështje, për çështje të tjera që kjo qeveri ka pasur vullnetin t’i bllokojë duke mbrojtur interesin publik të qytetarëve të Durrësit, dhe në zonën bregdetare.

Ka forca të tjera që janë kundër këtij vullneti, kundër interesit të qytetarëve, dhe kundër cdo nëpunësi shteti që kryen punën me ndër në përputhje me ligjin.

Reforma në drejtësi duhet të marrë para gjithë këtë pisllëk zhuli. Ky është vetëm një rast. Imagjino sa raste ka që qytetarët merren në qafë nga zhuli dhe krimi që është instaluar në sistemin e drejtësisë. Janë disa njerëz që nuk kanë kaluar në vetting që duhet të kapërcejnë çdo lloj radhe për të kaluar në veting për t’i dhënë fund krimit përkundrejt interesit publik. Sipas logjikës së këtij prokurori, çdo lloj drejtuesi mund të rrezikojë të përfshihet në të njëjtën situatë.

Shkelja është e hetuar. Pas asaj shkelje ka një ngjarje shumë të rëndë, e dinë durrsakët shumë mirë se çfarë ka ndodhur nga këtu e deri në Sukthit. Ka një shkelje shumë të rëndë që duhej të ishte hetuar në themel për të shkuar jo vetëm tek ata banditë që grabisin atje, por për të arritur deri tek ata banditë me kollarë që i mbështesin, kudo që janë në zyra shteti, apo në prokurori e gjykatë.

Akuzat e ngritura nga prokuroria janë se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet të kenë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, regjistrimeve të paligjshme në regjistrin e Kadastrës, kryesisht në bregdet.

Prokurori Arian Ndoja sot në gjykatë

Etiketat e lidhura

Arian NdojaDurresErion BraceKadastraProkurori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 2 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 10 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 14 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 16 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.