FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Dënimi i Salianjit vendim politik. Synohet t’i mbyllet goja opozitës

Në një intervistë për Gazetën Ora, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar për dënimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Braimllari tha se se ky vendim është i motivuar politikisht nga Edi Rama.
“Vendimi është tërësisht politik i motivuar dhe i sponsorizuar nga Edi Rama. Vendimi për ish-deputetin Salianji ka prapavijë politike për t’i mbyllur gojën denoncimit të një deputeti kundër krimit shtetëror të qeverisë”, thotë Braimllari.
Ai gjithashtu ka shtuar se Rama nuk do të arrij t’i mbyll gojën opozitës e cila nuk trembet nga të tilla vendime. “Edi Rama nuk do arrij kurrë t’i mbylli gojën opozites. Opozita nuk trembet nga vendime të tilla politike”,- përfundon ish-deputeti i LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?