Braimllari: Projekti i Unazës së Re korruptiv, Rama padron i krimit

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputetja Floida Kërpaçi ishin sot në mbështetje të banorëve të Unazes së Re. Në një prononcim të dhënë për mediat Braimllari e cilëson Ramën si “padron të korrupsionit dhe krimit në vend”.

 

“Rama ka ndërtuar një qeveri kriminale dhe të korruptuar. Projekti i Unazës së Re është korruptiv, teksa Rama është padroni i korrupsionit dhe krimit në vend. Edi Rama godet qytetarët e varfër dhe mbush xhepat me oligarkëve. LSI mbështet banorët e Unazës së Re sepse janë në të drejtën e tyre protesta e tyre është sakrificë për të mbrojtur pronën e tyre”, deklaroi Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?