Braimllari publikon pamjet e produkteve të hedhura në kanal dhe prezanton planin e LSI për mbështetjen e fermerëve
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari nëpërmjet një shënimi në facebook ka prezantuar planin e LSI-së për mbështetjen e fermerëve, që sipas tij janë të shkatërruar nga kryeministri Rama.
Teksa ka publikuar fotot e produkteve të hedhura në kanal, Braimllari tregon se plani i LSI-së përfshin: subvencion i drejtpërdrejt për çdo fermer, heqjen e akcizës se naftës për fermerët, si dhe heqjen e çdo barriere për subvencionin dhe përkrahjen e fermerëve qe deri tani kane rezultuar barriera korruptive ne shërbim te Edi Ramës.
Reagimi i plotë:
Fermeret e fushes se Korçes hedhin prodhimin ne kanale nga mungesa e perkrahjes se shtetit.
Qeveria Rama shkaterroi fermeret, mungesa e politikave favorizuese per fermeret vendas, mungesa e subvencioneve, nuk perkrah prodhimin vendas por favorizon importin per interesat e oligarkeve.
Fermet kane nevoje per mbeshtetje.
LSI eshte e angazhuar per nje plan te qarte ne sherbim te fermereve.
Subvencion i drejtperdrejt per çdo fermer, çdo koke bageti, çdo koshere blete, çdo ferme e ndertuar dhe çdo dynym toke e punuar.
Heqjen e akcizes se naftes per fermeret.
Heqjen e çdo barriere per subvencionin dhe perkrahjen e fermereve qe deri tani kane rezultuar barriera korruptive ne sherbim te Edi Rames.
#Shqiperia shtepia juaj.