Braimllari: Të rinjtë të çlirojnë Shqipërinë nga një kryeminsitër trafikant

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, duke nderuar të rinjtë që çliruan Tiranën, i bën thirrje rinisë së sotme, që të bëhen bashkë për të çliruan Shqipërinë, siç ai thotë, nga kryeministri trafikant. ”Mesazhi më i qartë sot për të rinjtë e vendit është sakrifica e të rinjve që ranë dëshmorë për një Tiranë të çliruar. Sot të rinjtë duhet të bëhen të gjithë bashkë për një sakrificë tjetër për të çliruar Shqipërinë nga një kryeminsitër trafikant që e ka futur Shqipërinë në vendet më të errëta të Europës, ku po dominon trafiku dhe krimi i organizuar”,-shkruan Braimllari.

Postimi i plotë

17 Nëntor Çlirimi i Tiranës, Kryeqytetit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nderim për ato burra dhe gra, të rinj dhe të reja që dhanë jetën për një Tiranë të çliruar dhe që e rradhitën Shqipërinë në frontin fitues të luftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakrifica e tyre është mesazhi me i mirë për të punuar për një Shqipëri Europiane e cila sjell prosperitet dhe zhvillim për vendin.

Mesazhi më i qartë sot për të rinjtë e vendit është sakrifica e të rinjve që ranë dëshmorë për një Tiranë të çliruar. Sot të rinjtë duhet të bëhen të gjithë bashkë për një sakrificë tjetër për të çliruar Shqipërinë nga një kryeminsitër trafikant që e ka futur Shqipërinë në vendet më të errëta të Europës, ku po dominon trafiku dhe krimi i organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?