Braktisën pacientin në trotuar, shkarkohet mjeku dhe infermieri në Korçë

Një mjek dhe një infermier i spitalit rajonal të Korçës janë shkarkuar sot nga detyra pas një veprimi të papranueshëm të kryer nga ana e tyre ndaj një pacienti.  Sipas informacioneve paraprake, personat e pezulluar janë një mjek dhe një infermier të identifikuar nga autoritetet lokale, që nisën hetimet mbi ngjarjen, me iniciale C.F dhe T.A.  Sipas burimeve, pezullimi ka ardhur pasi shërbimi i urgjencës në Spitalin e Korçës nxori nga ambulanca një pacient dhe e la atë më pas në trotuar.

SHKARKO APP