Brataj: Epidemia e gripit ka arritur kulmin

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj thotë se prej nëntorit e deri në muajin shkurt jemi në periudhën e gripit. Aktualisht janë tre-katër viruse që veprojnë. Brataj ka theksuar se është arritur kulmi i situatës gripale, ndërsa tani pritet që kurba të zbresë.

Ende janë aktive 4 viruse dhe kërkohet kujdes maksimal. Aktualisht po qarkullojnë gripi A dhe B, virusi RSV dhe Covid-19. ”Gripi cilësohet si një sëmundje shtëpie, që kalon me qetësues, megjithatë nuk duhet neglizhuar në rastet kur simptomat janë: Kollë e fortë, marrje fryme dhe temperaturë e lartë për disa ditë”.

Brataj ka theksuar se vaksinimi është mjaft i rëndësishëm, por mbi të gjitha thelbësor për moshat e thyera dhe te sëmuret kronike.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?