Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brataj: Kush kalon Covid-19, të mos alarmohet nga këto shenja

Aktualitet E premte, 9 Prill 2021 18:14
Brataj: Kush kalon Covid-19, të mos alarmohet nga këto shenja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një mesazh sqarues për personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë shenja për një kohë të gjatë. “Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si. Duhet testi i ecjes në këmbë, skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19”, thekson Brataj. Sipas mjekut, edhe shqetësimi nuk duhet të jetë për çdo gjë. ”Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkeri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj”, thotë Brataj.

Postimi i plotë

Si duhet të veprojmë pasi kemi kaluar Covid-19 dhe kemi persistencën e shenjave për një kohë të gjatë(Long Covid-19)? Quhet sindroma Long Covid-19, ose Post-Covid -19 periudha pasi kemi kaluar sëmundjen. Ajo karakterizohet nga pasoja që mund të ngelen me ditë, javë ose muaj para se të shërohen plotësisht. Ato janë veçanërisht në ata që kanë kaluar sëmundjen në një formë të mesme ose të rëndë dhe me pneumoni.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pasojat e raportuara në literaturë tregojnë se janë dëmtimet që i përkasin mushkërive, ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%. Për këtë arsye duhet të kemi parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen. Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si (CDI propozon pletizmografi dhe DlCO(shpërndarjen alveolare kapilare të monoksidit të karbonit),( Provat pulmonare). Testi i ecjes në këmbë(Caming Test), skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në literaturë, prevalenca e pacientëve me simptoma në javët e fundit ose muaj pas kalimit të sëmundjes dhe negativizimit të parametrave është rreth 10%. Shumë prej këtyre pacientëve kanë pasur probleme me mushkritë dhe frymëmarrjen. Një shenjë e shpeshtë që është hasur është humbja e nuhatjes dhe shijes e cila shpesh është prezantimi i vetëm i post-Covid-19.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 2 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 2 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 39 minutash

Kohëzgjatja e tyre ndryshon nga personi në person, biles ka pasur edhe pas një viti që nuk janë shëruar plotësisht nga ky shqetësim. Ato kanë qenë të formave me çrregullim të lehtë, ose në përmirësim shumë të ngadaltë. Nuhatja rekuperohet zakonisht pas shijes. Ajo mund kthehet përmes trajtimeve të përsëritura 20-30 minuta me esenca të tilla si trëndafili, eukalipt, karafil, limon e tjer, për 12 javë.

Më pak të shpeshta, por po aq të përsëritura janë, dhimbje të kyçeve, muskujve, kolla e thatë, dispnea kronike, veçanërisht si rezultat i pneumonisë intersticiale, lodhje kronike dhe dhimbje koke. Ato zakonisht kanë trajtim simptomatik me medikamente të ndryshme kundër dhimbjeve ose shqetësimeve të tjera të cilat reagojnë mirë. Po ashtu kërkohet terapi specifike për rehabilitimin e frymëmarrjes, për të rekuperuar indet e dëmtuara dhe vatrat e shumta të pneumonisë.

Pacientët duhet të fillojnë një aktivitet të lehtë fizik, fillimisht duke praktikuar fryrjen e tullumbaceve disa herë në ditë dhe duke bërë fizioterapi të mushkrive, pastaj gradualisht të kthehen në jetën e përditshme. Shenja të tjera janë, humbje e përkohëshme e flokëve, diabeti post-kovid, një sindromë e njohur nga përdorimi i kortikosteroideve në pacientë ku ato janë përdorur. Po ashtu sindroma e stresit post-traumatik me ankth, depresion, pagjumësi.

Analizat për të sugjeruar këtyre pacientëve kush janë?

CT(Skaner i mushkërive), në rastin e pneumonisë intersticiale, por jo menjëherë. Këshillohet nëse provat e mushkrive tregojnë ndryshime të parenkimës edhe një muaj pas negativizimit. Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj.

Analizat laboratorike gjatë sëmundjes tregojnë se ato inflamatore ndryshojnë shumë (PCR, Ves), ndërsa rruazat e bardha të gjakut ndryshojnë pak ose janë në proporcion të ulët, ndryshe nga pneumonia bakteriale në të cilën ato rriten në 20-30 mijë herë më shumë. Pra, analizat laboratorike që duhet të kontrollojmë janë: gjak komplet me formulë leukocitare, D-Dimeri, Fibrinogjeni dhe Ferritina.

Këto kontrolle mund të përsëriten dhe mund të menaxhohen nga mjeku i familjes. Ecuria e periudhës pas Covid-19 edhe pse zgjat në kohë, është zakonisht e mirë. Ato raste të cilat janë më të shprehura dhe rezistente duhet tu drejtohen specialitetve përkatëse. Dr.Skender Brataj

Etiketat e lidhura

Skënder Brataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 15 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.