Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brataj: S’ndalohet lëvizja e personave që nuk kanë pasaportën e vaksinimit

Aktualitet E martë, 20 Prill 2021 15:28
Brataj: S’ndalohet lëvizja e personave që nuk kanë pasaportën e vaksinimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep lajmin se nuk do të ndalohet lëvizja në nivel kontinental e atyre personave që nuk kanë bërë vaksinën anti-covid, pra që nuk kanë pasaportën e vaksinimit. Brataj shkruan se “Webfaqja” e Bashkimit Europian nënvizon se çertifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE. Nga ana tjetër, ai shkruan se “Këshilla është që të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin tuaj”.

Postimi i plotë

PASHAPORTA E VAKSINIMIT TË BE-së! Covid-19, a do të lëvizim gjatë kësaj vere? Në një artikull Doctor 33 tregon ecurinë dhe domosdoshmërinë e pashaportës së vaksinës kundër Covid-19, ose mënyrat e tjera për lëvizjen në Bashkimin Evropian. Certifikata dixhitale e udhëtimit ose “certifikata e gjelbër dixhitale”: është emri “politikisht i saktë” i pashaportës së vaksinimit që Bashkimi Evropian do të donte të niste në qershor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qytetarët europian që udhëtojnë për punë ose turizëm duhet të provojnë se nuk janë bartës të koronavirusit. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të vërtetohet një nga tre kushtet e mëposhtme: Të keni bërë vaksinën kundër Covid-19. Të jeni shëruar në gjashtë muajt e mëparshëm nga Covid-19 dhe të keni vërtetim për këtë.Të keni bërë tampon që vërteton se nuk jeni të infektuar nga virusi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë tre variante të ndryshme që disi e komplikojnë procesin e miratimit të propozimit të paraqitur në mars nga Komisioni i BE-së, Parlamentit Evropian. Në fakt, do të kërkohej një minimum uniformiteti në modularët e vendeve anëtare të BE-së dhe në të njëjtën mënyrë do të kërkohej kompjuterizimi i sistemeve të lëshimit të këtyre informacioneve nga spitalet, ose institucionet përgjegjëse.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 2 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 2 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 39 minutash

Komisioneri i BE për tregun e brendshëm, Thierry Breton në TV Francez, theksoi se hyrja në fuqi e certifikatës (pasaportës) mund të kalojë në pjesën e dytë të Qershorit, por një gjë është e sigurt: çertifikata (pashaporta) do të duhet të pranohet në të njëjtën kohë në vendet e Bashkimit Evropian. Së pari, një periudhë prove e kalimit në vendet anëtare nuk përjashtohet. Çertifikata evropiane “jeshile” do të përmbajë emrin, mbiemrin, datën e lëshimit me metodat (për shembull, informacion mbi çdo vaksinimin, tamponin ose mbi shërimin nga Covid-19.

Ajo do të jetë falas, në gjuhën kombëtare dhe në anglisht, i disponueshëm në smartphone, do të ketë një kod QR të fotografueshëm, do të përmbajë një nënshkrim dixhital anti-falsifikim të autoritetit lëshues dhe do të jetë i vlefshëm në të gjitha 27 vendet e Bashkimit Evropian. Kriteri i dhënies së pashaportës është ende i pa përcaktuar. Sipas Brukselit, autoritetet lokale shëndetësore mund ta caktojë atë, për shembull përmes qendrës shëndetësore ku qytetari ka bërë vaksinimin. Mundësisht do të merret më vonë, në format dixhitale të shkarkueshëm në telefonin tuaj celular, ose direkt në letër.

Sidoqoftë, për ata persona që nuk kanë bërë vaksinën ose nuk kanë janë infektuar nga virusi, lëvizja e tyre nuk do të ndalohet, madje edhe në një nivel kontinental. Webfaqja e Bashkimit Evropian nënvizon se çertifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE. Një deklaratë e rëndësishme, duke konsideruar se nuk është e mundur që të gjithë qytetarët të vaksinohen (janë të sëmurë të shëruar prej pak kohësh) deri në fillim të verës, dhe se çdo diskriminim në udhëtime mund të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe antikushtetuese.

Me fjalë të tjera, qytetarët që nuk kanë bërë vaksinën ose tampon do të qarkullojnë në Evropë, por në këtë rast ata do të duhet të përshtaten me çdo kusht të vendosur nga shteti anëtar i BE-së. Shqipëria e ka dixhitalizuar pashaportën e vaksinës, gjë që na jep një avantazh për lëvizjen e lirë. Në artikullin e mësipërm siç duket, nuk kërkohet lloji i vaksinës, shqetësim për qytetarët që kërkojnë informacion nëse varet nga lloji i vaksinës, lëvizja. Po ashtu nuk mund të përjashtohen qytetarët në moshën nën 18 vjeç tw cilwt nuk do tw vaksinohen.

Qytetarët që nuk u ka ardhur radha të vaksinohen mund të bëjnë tamponin para se të lëvizin. Qytetarët që nuk duan ta bëjnë vaksinën(nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme), nuk mund të ndalohen nga levizja e lirë. Pra janë shkelje të të drejtave të njeriut. Kuptohet që çdo gjë varet nga vetë shtetet se çfarë politikash do të ndjekin gjatë kësaj vere. Këshilla është që të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin tuaj. Ulin transmetimin e infeksionit. Ulin në mënyrë të theksuar format e rënda të sëmundjes. Ulin shtrimet në spitale. Ulin humbjet e jetës. Procesi i vaksinimit ka mbërritur në 345.934(12.2%) dhe ka indikuar në uljen e këtyre indikatorëve. Këshilla, Rekomandimi është: VAKSINOHUNI, RUANI JETEN!

Etiketat e lidhura

Kreu i Urgjencës KombëtareSkënder Brataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.