FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brenda një jave Italia regjistron 257 fëmijë të infektuar me koronavirus

Në një jave në Itali janë regjistruar 257 fëmijë të infektuar nga koronavirusi.

Numri i tyre sipas të dhënave zyrtare ka shkuar në 300 nga 43 që ishte një javë më parë.

Lajmin e konfirmoj dhe Presidenti i Organizatës Italiane Pediatrike Alberto Villani, i cili tha se “asnjë nga fëmijët e prekur nga koronavirus nuk është në gjendje kritike e nuk ka viktima fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E them këtë për të qetësuar prindërit e gjyshërit, që duhet ta dinë se nuk është problem pediatrik. Pediatri duhet informuar, e ai do vendos se ç’duhet bërë. Ajo që themi tani për tani, koronavirus nuk paraqet problem serioz tek shëndeti i fëmijëve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditës së sotme ka dalë nga spitali i San Giovanni i Bergamos e është shëruar vogëlushi i parë i infektuar nga koronavirus.

Ai kishte vetëm 22 ditë jetë kur doli pozitiv nga Covid -19 e pas shtrimit në spital më datë 3 mars sot vjen lajmi i mirë se është shëruar.

Sipas ekspertëve të Institutit Italian të Shëndetit Publik fëmijët reagojnë mjaft mirë kundër këtij virusi, por dhe kanë një aftësi infektuese më të lartë se personat e tjerë.

Gjithashtu një studim i kryer nga ekspertët kinezë në Wuhan, 15.8% i një kampioni fëmijësh të infektuar nga koronavirusi nuk shfaqin simptomat e COVID-19.

Në 48.5% të rasteve shfaqet simptoma e kollës, në 41,5% temperatura e lartë, në 46.2% dhimbje fyti e në 64% polmonit.

Temperatura ishte simptoma më e zakonshme tek fëmijët me koronavirus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?