Brenda vitit, zyrat e noterëve me lexues gishti
Brenda këtij viti, zyrat e noterive do të kenë një lexues të shenjave të gishtërinjve. Këtë e bëri me dije ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Deri në fund të këtij viti, të gjitha zyrat e noterëve do të pajisen me pajisjen e lexuesit të gishtit dhe të kartës së identitetit që të mbyllet njëherë e mirë konteksti që akti noterial është i falsifikuar.
Nuk do të ketë asnjë mundësi që të falsifikohet asnjë akt noterial, pasi në zyrën e noterit do të shkoni me gisht, kartën e identitetit dhe me vullnetin e lirë për të kryer një akt juridik”, pohoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

