Breshëri plumbash ndaj një automjeti në Novoselë, shpëton 33-vjeçari (FOTO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Novoselë të Vlorë, ku dyshohet se është qëlluar drejt një automjeti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek “Ura e Mifolit”.

Deri më tani mësohet se makina top Golf 5 ka marrë dhjetëra plumba ku ka mbetur i plagosur 33-vjeçari R. Alliaj.  Mendohet se ka qenë i vetëm në automjet dhe udhëtonte në drejtim të Fierit.

Nga të dhënat e para mësohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë. Mendohet se mbi makinën janë shkrehur më shumë se 25 plumba, pra një karikator i tërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta. Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve” deklaron policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?