Breshëri plumbash në Vlorë, ja momenti kur largohen autorët e atentatit (VIDEO)

“RTV Ora” ka siguruar një video të kamerave të sigurisë që tregon momentin e largimit të autorëve të dyshuar të atentatit në Lungomare të Vlorës, ku shënjestra dyshohet se ishte Inez Hajrulla, një personazh i njohur për policinë në qytetin bregdetar.

Brenda saj shquhen dy persona, një në rolin e shoferit dhe një tjerë në pjesën e pasme, por grupi hetimor dyshon se ka qenë të paktën edhe një i tretë i përfshirë në atentat.

Ata sulmuan me kallashnikov, objektivin që sipas burimeve ndodhej në një bar kafe me persona të tjerë, të cilët po ashtu janë përgjigjur me zjarr sipas burimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të shtënat mbeti i plagosur aksidentalisht një 58-vjeçar, punonjës i Bashkisë së Vlorës, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ekskluzive/ RTV Ora siguron pamjet e largimit të autorëve të atentatit të Vlorës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?