Breshka e rrallë del e ngordhur në Vlorë

Një breshkë uji është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Breshka, e llojit “Dermochelys Coriacea”, ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor. Breshka është shumë e veçantë dhe zakonisht, të tilla nuk janë të pranishme në Adriatik. Një nga problematikat që i detyron të dalin në breg të detit është ndotja që i bëhet detit. Ndërsa, trazimi i ujërave të zeza me ujërat e detit, i’u shkakton breshkave të tilla humbjen e drejtimit. Rol luajnë edhe prezenca e leshterikëve dhe algave të detit në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?