Brexit ndez lëvizjet që çojë në shpërbërjen e SHBA-së?
Brexit mund të çojë në shpërbërjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grupet në Teksas dhe Kaliforni janë për pavarësinë e shteteve të tyre. Texit, është shkëputja e Teksasit nga Shtetet e Bashkuara dhe mesa duket është qëllimi kryesor i Lëvizjes Nacionaliste Teksas (TNM), e cila përshëndeti votën historike të muajit të kaluar të Britanisë për të lënë Bashkimin Europian.
Lideri i fushatës Danny Miller tha se: ‘‘Britanikët zgjedhën për të marrë kontrollin mbi fatin e tyre politik dhe ekonomik. Forcat e frikës kanë humbur tashmë. Tani për tani është e rëndësishme që të kemi një Texas si Brexit, si një frymëzim dhe një shembull që Teksas gjithashtu duhet të marrë kontrollin. Është koha për tu mbledhur dhe për të luftuar për të drejtën që të bëhemi një komb i vetë qeverisës”.
Ai i bëri thirrje guvernatorit të Teksasit për të mbështetur dëshirën e grupit të tij për një referendum Texit.
Miller shtoi më tej se: “Është koha që populli i Teksasit të shpreh fjalën e vet për marrëdhëniet e vazhdueshme me Bashkimin dhe burokracisë e saj zvarritëse. Fitorja e Brexit, hap derën për Texit se është e mundur që të ketë një bisedë për pavarësinë dhe që njerëzit të kenë fjalën e fundit”,- shtoi ai. Ai vuri në dukje se ka deri më tani “260.000 mbështetës” dhe qindra e mijëra ndjekës të mediave sociale si dëshmi që ka pasur një kërkesë të vërtetë për një referendum, duke përfunduar se: “Për disa vite tani, ne kemi marrë mbështetësit dhe vullnetarë në një ritëm si ne kurrë nuk kemi parë”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

