BREXIT/Kamerun përjashton mundësinë e një referendumi të dytë

Kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe, David Kamerun ka hedhur poshtë mundësinë e një referendumi të dytë për daljen nga BE.

Një zëdhënës i kabinetit qeveritar ka deklaruar sot se aktualisht nuk po shihet mundësia e referendumit të ri, raporton gazeta londinez “Independent”.

Ideja e referendumit të dytë është hedhur në diskut pas nisjes së një peticioni në Londër. Rreth 3 milionë britanikë kanë kërkuar hedhjen edhe një herë në votim  për qëndrimin apo daljen nga Bashkimi Europina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën e kaluar rezultatet e referendumit treguan se shumica e anglezëve ishin për daljen nga Bashkimi Eupropian. Por një pjesë e qytetrarëve britanikë mendojnë se nuk janë informuar për efektet negative që do të sillte dalja nga BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtyre rezultateve Kamerun deklaroi se jepte dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?