Brezi digjital, maturantët duan teknologjinë për studimet e larta. Mjekësia kalon në vend të dytë

Maturantët i kanë sytë nga Teknologjia e Informacionit dhe Inxhinieritë. Në vendin tonë po formësohet vit pas viti brezi digjital dhe Mjekësia ka kaluar në vendin e dytë.

”Këtë vit aplikuan në portalin U-Albania 19 mijë e 700 maturantë, për një program studimi në universitetet publike dhe jopublike të vendit. Interesi mbetet i pandryshuar, njësoj me atë të vitit të shkuar. Kryesojnë degët e Inxhinierisë, Teknologjisë dhe Informatikës, me rreth mbi 28-29%.

Dhe IT-ja në vetvete ka mbi 14% që është një indikator shumë i mirë që maturantët po orientohen drejt teknologjive. Të ndjekura pastaj nga Shkencat Mjekësore dhe Infermieria që shkojnë ne rreth 22%.

Në vendin e tretë renditen degët klasike, Shkencat Ekonomike me rreth 16%, dhe më pas renditen Juridiku etj. Një ecuri të mirë patën edhe degët që lidhen me Mësuesinë. Duhet parë se sa prej këtyre maturantëve plotësojnë kriterin e mesatares prej 7.5. Kemi rreth 7.3% të aplikimeve që lidhen me Mësuesinë. Kjo është një ecuri e mire, do të thosha.

Një ecuri shumë të mirë sivjet kanë patur programet 2-vjeçare universitare, të cilat përbëjnë mbi 10% të aplikimeve. Menjëherë pas 2 viteve maturantët, ose më saktë profesionistët e rinj, kanë mundësi të futen në tregun e punës”,-thotë Arjan Xhelaj, Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar.

SHKARKO APP