Britani, protestat kundër racizmit bllokojnë qarkullimin
Fushata “Black Lives Matter” (Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi), ka bllokuar rrugët që të çojnë në aeroportin më të madh të Londrës, në kuadër të një numri të madh të protestave të marra nëpër të gjithë vendin.
Rrugët e transportit në qytetet e tjera të Anglisë janë bllokuar si pasojë e demonstruesve që kanë lidhur njëri-tjetrin në Birmingham dhe Nottingam.
Protesta të tjera janë planifikuar të zhvillohen ditën e sotme dhe në në Manchester.
Protestat e përhapura nëpër të gjithë Mbretërinë e Bashkuar numërojnë 9 vite qëkur 29-vjeçari me ngjyrë, Mark Duggan, u qëllua për vdekje nga policia në Londrën veriore. Vdekja e tij ka përhapur trazira përreth kryeqytetit dhe qyteteve të tjera britanike.

KOHA JONË SONDAZH

