Britani: Shqiptari kapet me pistoletë elektrike: Mu duk çakmak

 

Një emigrant shqiptar ilegal është dënuar me burg pasi u kap me një pistoletë elektrike me 55 mijë volt, pak ditë pasi kishte mbërritur në Britani.

Shuaip Llapri, 27 vjeç, e mbante pistoletën në një çantë në shtëpi, ku jetonte bashkë me një shqiptar tjetër, ndërsa policia e zbuloi pas një kontrolli në korrik.

Tashmë 27-vjeçari pas dënimit do të dëbohet pasi u dënua për armëmbajtje, e cila ka fuqi të mjaftueshme për të paralizuar përkohësisht një person.

Llapri pranoi akuzën dhe u dënua me 6 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ai do të arrestohet si emigrant i paligjshëm.

Shqiptari deklaroi para gjykatës se, e kishte marrë pistoletën në një park në Exmouth, pasi e kishte ngatërruar me një çakmak.

SHKARKO APP