Britania anulon ekstradimin për Becchettin
Biznesmenit Italian Francesco Becchetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri.Vendimi u dha sot nga një Gjykatë në Londër duke anuluar kërkesën për llogari të drejtësisë shqiptare.
Presidenti i klubit të futbollit Leyton Orient, Francesco Becchetti, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-ndalimi nga Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Britani të Madhe.
Avokati i tij tha se sulmet në Shqipëri ndaj Becchettit janë të motivuara politikisht. Avokatët e qeverisë Shqiptare, të pranishëm në seancë, thanë se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës që nuk lejon ekstradimin Becchettit.
Por biznesmeni italian vazhdon gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj Qeverisë Shqiptare…
KOHA JONË SONDAZH

