“Britania doli nga BE? Rëndësi ka që i bëmë gol Rumanisë”
Nuk kishte si të heshtte profesori i njohur Artan Fuga, i cili reagoi menjëherë pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Në një shkrim në adresën e tij rrjetet sociale profesor Artan Fuga shkruan duke përdorur edhe ironinë e hidhur se dalja e Britanisë nga BE ka ndikim negativ për Shqipërinë, por punë e madhe, për shqiptarët më shumë rëndësi ka që i shënuan një gol Rumanisë.
“Dalja e Britanisë nga BE mund të mos ketë pasoja negative as për Britaninë, e as për Evropën, por për Shqipërinë do të ketë me siguri. Pa pikë dyshimi. Ehuuuu, punë e madhe. Rëndësi ka që i bëmë një gol Rumanisë… Ajo ishte monumentale, heroike, madhështore, historike, mbarëkombëtare, na rregulloi imazhin që ja kishim prish vetes”, shkruan Fuga në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

