Britania pro negociatave me Shqipërinë, por “në fund të muajit dalim nga BE”
Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman shprehet se vendi i tij do të japë vlerësim pozitiv për çeljen e negociatave.
Duke folur nga Kukësi në një aktivitet ku ishte i pranishëm ditën e sotme, ai iu përgjigj interesit të mediave kur tha se Britania do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën ku diskutohet për çeljen e negociatave.
“Pavarësisht se Britania në fund të këtij muaji largohet nga BE, deri në fund të javës jemi ende anëtar, dhe do të jemi pro për Shqipërisë, ndonëse ka ende shumë punë për të bërë“, u shpreh Norman.
Ai u ndal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, por e cilësoi si diçka pozitive nisjen e bisedimeve për anëtarësim.