Vendet me rrezik për turistët në botë, befason Shqipëria, del e sigurt!

Pas sulmit të fundit terrorist në Turqi, në aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, ku 41 vetë persona u vranë dhe 239 mbetën të plagosur, zyra britanike ”Foreign and Commonwealth Office” (FCO) ka ndryshuar këshillat për udhëtimet dhe për vendet e sigurta. Turizmi llogaritet për rreth 8 për qind të GDP-së në një vit të rregullt.

Shqipëria e cila u trondit nga grabitja në Rinas dhe nga skandali që në aeroport mund të kalohet tritol dhe armë të ftohta, në hartën e re, siç zyra FCO bën të ditur, në përditësimin që i ka bërë hartës për vendet ane mbarë botës, vendi ynë rezulton i sigurt për udhëtarët.

Një hartë e re, nga në Indy 100, ka përdor informacionin e FCO për të ilustruar se cilat vende në botë janë të sigurta për tu vizituar dhe ku duhet ushtuar kujdes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harta është e ngjyrosur sipas kodeve:

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjelbër: E sigurt për të udhëtuar

E verdhë: Kundër udhëtimit në disa pjesë të vendit

E kuqe: Kundër udhëtimit në këtë vend, e pasigurt

harta

 

Vendet afrikane dhe aziatike janë konsideruar më të rrezikshme për shkak të niveleve të larta të terrorizmit dhe korrupsionit, ndërsa paralajmërimet gjithashtu janë vënë edhe për Rusinë dhe Amerikën e Jugut.

Udhëtarët janë këshilluar që të jenë të kujdesshëm, ndërsa udhëtimi në pjesën veriore të Amerikës së Jugut, veçanërisht në Kolumbi, kjo për shkak të shpërthimit të virusit Zika, të dhunës nga bandat dhe të kontrabandës së drogës.

Faqja e internetit e FCO-së paralajmëron se: “Në përgjithësi, zonat e largëta, kanë një potencial kërcënim për sigurinë tuaj”. Rusia u vlerësua të jetë kryesisht e sigurt por konflikti përgjatë kufirit me Ukrainën dhe në jug të mëtejshëm do të thotë që turistët duhet të shmangin udhëtimin në këto zona të veçanta.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?