Britaniku që jeton në Shqipëri: Shoh kaq shumë mundësi që duhen shfrytëzuar

Shqipëria në sytë e një britaniku që ka zgjedhur të jetojë këtu, ishte sot në fokus të podkastit ”Flasim”, ku i ftuar i kryeministrit Edi Rama ishte shtetasi nga Mbretëria e Bashkuar, Karl Roberts.

Me një karrierë 40-vjeçare në industrinë e naftës, e ndarë kjo në disa vende të botës, duke nisur nga Kazakistani, në Singapor, Burma, Trinidad-e-Tobago dhe Australi, Roberts tregon se përse zgjodhi Shqipërinë për të jetuar. Roberts erdhi fillimisht në vendin tonë si menaxher i projektit të madh Trans-Adriatik dhe në përfundim të projektit vendosi të qëndrojë në Shqipëri, ku ka blerë edhe një banesë.

Ai i bën thirrje çdo shqiptari që ta mendojë mirë largimin nga Shqipëria, Roberts shprehet se Britania e Madhe nuk është më e njëjta siç ka qenë sikur, si për sa i përket taksave, sistemit shëndetësor etj. “Britani e Madhe ka shumë sfida”, u shpreh ai. ”Shoh kaq shumë mundësi në Shqipëri, që patjetër duhen shfrytëzuar”, tha Roberts. Turizmi dhe siguria janë për të disa nga pikat më të forta që ofron Shqipëria, e cila sipas tij, “po zhvillohet shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë shoh mundësi. Turizmi është një prej tyre. Industria e turizmit, për shembull, në Britaninë e Madhe është marrosur nga Shqipëria. Nga raportet që lexon po rriten më shumë fluturimet”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?