Brussels Group: Negociat me Greqinë lëvizin në drejtimin e duhur

 

Kanë vazhduar për të dytën ditë në Bruksel konsultimet ndërmjet autoriteteve greke dhe përfaqësuesve të institucioneve, në nivel të Grupit të Brulselit. Sipas burimeve të mirinformuara diplomatike greke, konsultimet e fundit kishin të bënin me çështje të energjisë, tatimeve dhe politikave për arritjen e objektivave fiskalë. Konsultimet janë programuar deri në shtunën pasdite, por nuk përjashtohet të zgjaten deri të dielën. Ndërkaq, sipas vlerësimit të mediave dhe uebsajteve të specializuara  në çështjet europiane, klima në negociatat e palës greke me përfaqësuesit institucionalë në Bruksel, është përmirësuar ndjeshëm. Siç thuhet shprehimisht, negociatat midis Greqisë dhe partnerëve lëvizin në drejtimin e duhur dhe se kreditorët paraqesin një optimizëm të përmbajtur për arritjen e marrëveshjes. Progres në negociatat ndërmjet Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë konstaton edhe presidenti i Eurozonës Jeroen Dijsselbloem. “Po punojnë fuqishëm në këto momente dhe kjo pikërisht është ajo që kemi gatuar”, deklaroi ministri holandez i financave dhe president i Eurogrupit, duke folur para gazetarëve në Hagë, ku përshkroi ecurinë e negociatave. “Ndërkaq, në fund do të shohim vetëm rezultatet dhe nuk kemi arritur akoma kaq larg”, shtoi i njëjti sipas agjencisë Bloomberg. Jeroen Dijsselbloem nënvizoi se është ende shumë herët për të thënë nëse bisedimet me Greqinë kanë arritur në një pikë kthese.

SHKARKO APP