BSH po nxjerr kartmonedhën e re 10 mijëshe

Parimisht ekonomisë shqiptare i duhet një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe, sipas një analizë që ka bërë Banka e Shqipërisë për strukturën e qarkullimit të parasë.

Nevoja për një prerje të tillë është shtruar që para dy vitesh, por ende autoriteti qendror bankar nuk e ka një afat të saktë se kur kartëmonedha e re do të dalë në qarkullim.

Aktualisht prerja më e madhe e lekut në kartëmonedhë është 5 mijë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të vitit 2015, rezultuan 125,314,626 copë kartëmonedha në qarkullim me vlerë rreth 235.393 miliardë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krahasim me vitin 2014, numri i kartëmonedhave në qarkullim është ulur me rreth 5.4 milionë copë, ndërsa në vlerë është rritur me 5.6%, raporton Monitor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?