Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Budina: Në seancën për Teatrin asnjë përgjigje dinjitoze nga qeveria! Ky është një shtet që e ka marrë ferra uratën

Aktualitet E enjte, 17 Qershor 2021 21:12
Budina: Në seancën për Teatrin asnjë përgjigje dinjitoze nga qeveria! Ky është një shtet që e ka marrë ferra uratën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditën e djeshme, 16 qershor në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca e rradhës për Teatrin Kombëtar. Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendimin përfundimtar.

Regjisori Edmond Budina, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se në seancën  e djeshme u diskutua themeli i çështjes, ku secila pala paraqiti provat e veta.

Regjisori Budina u shpreh se pala kundërshtare (qeveria) pretendon se kjo nuk është çështje që i përket Gjykatës kushtetuese, por çështje  e Gjykatës Administrative.

Budina:” Ishte seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese, u bënë parashtrimet e palëve, u diskutua themeli i çështjes. Secila palë paraqiti provat e veta. Ishte shumë i rëndësishëm fakti që ne ishin brenda dhe e pamë se si u zhvillua debati. Më ka bërë shumë përshtypje fakti që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kishin një njohje të thellë të dosjeve voluminoze që ne kemi dorëzuar qoftë në SPAK, qoftë në Gjykatën Kushtetuese. Jam i bindur që po e gjykojnë çështjen me detaje. Kjo më bëri të besoj që edhe vendimi që do të japin do të jetë shumë i drejtë. Ka një pretendim nga ana e qeverisë që kjo çështje nuk i takon Gjykatës Kushtetuese, sipas tyre i përket Gjykatës Administrative.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për mua është një fyerje dhe për Gjykatën Kushtetuese që ti parashtron çështje të këtij lloji, ti je në gjykim dhe nuk e respekton këtë Gjykatë. Si mundet këta juristë, avokatë të Këshillit të Ministrave të vijnë dhe të thonë kjo çështje nuk i përket Gjykatës Kushtetuese?”

Regjisori gjatë fjalës së tij u shpreh se dosja e dorëzuar nga “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit” ishte shumë voluminoze dhe qeveria nuk kishte përgjigje për shumë gjëra. Ata nuk kishin argumentim të saktë dhe të thelluar të çështjes, sipas regjisorit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Budina: “Ligji special ka rënë tani që nuk është objekti. Në arsyetimet që kishte pala kundërshtare dukeshin sikur donin të kapeshin këtu, atje dhe nuk kishin një argumentim të saktë dhe të thelluar të problemit të  çështjes. Më erdhi shumë keq, që në këtë shtetin tonë shumë gjëra ishin të frikshme. Dosja jonë ishte shumë e pasur dhe ata nuk kishin përgjigje për shumë gjëra.”

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 8 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 42 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 58 minutash

Më tej, regjisori tha nuk mund të bëhet shtet duke mos dëgjuar zërin e qytetarëve.

Budina: “Ky është një shtet që e ka marrë ferra uratën. Nuk mund të bëhet shtet duke diktuar çdo gjë, duke mos dëgjuar zërin e qytetarit. Këtë e pashë të vërtetuar në Gjykatën Kushtetuese, për mos parë argumentet që nxirrnin. Arsyetimi ishte shumë bajat dhe banal. Të arrijë përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave dhe të thotë që Teatri Kombëtar u shemb po garderroba ishte hequr, është jo vetëm turp po nuk e kuptoj se si kanë guximin këta njerëz të thonë këtë. Nëse e hapim videon shihet se si fadroma i bie kostumeve të Teatrit Kombëtar dhe i fundos atje.”

Sipas regjisorit Budina në Tiranën e sotme po zhduket kujtesa dhe vlerat kulturore.

Budina: “Duhet ruajtur e shkuara. Në Tiranën e sotme po zhduket kujtesa, ne nuk kemi më asnjë pikë lidhje me qytetin.  Fazat e zhvillimit të tij ngelen me ndërtesat. Vlerat e trashëgimisë kulturore nuk janë se dua unë, apo si dua unë. Kjo është një gjë absurde dhe këtë e pashë më së miri me arsyetimin që bëri dje Këshilli i ministrave.”

Etiketat e lidhura

Edmond Budina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 8 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 14 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 20 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.