Bujar Kapexhiu ironizon Ramën: Ju lutem më dënoni, s’dua të dal më jashtë vendit

Artisti dhe karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ka ironizuar kërcënimet e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se tij, sipas të cilëve kush cenon procesin zgjedhor më 30 qershor nuk do të lejohet të dalë jashtë vendit për 5-10 vjet.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Kapexhiu u shpreh se jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit më 30 qershor, por do të pengonte të tjerët të votonin. Për artistin, kjo do jetë një mënyrë shumë e mirë për t’u dënuar me 10 vjet për të mos dalë jashtë Shqipërisë.

“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por, do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do t’i pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”, tha artisti me ironi.

SHKARKO APP