Bujar Kapexhiu: Mallkuar kush i shpiku 1 milionë shuplakat
Aktori dhe regjizori Bujar Kapexhiu në fjalën e tij në manifestimin i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të mos e prekë Kushtetutën e Shqipërisë për interesat e tyre personale. Në fjalën e tij, Kapexhiu nuk i ka kursyer as fyerjet duke paralajmëruar politikanët që të mos e prekin demokracinë e vendit, pasi ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit.
”Unë kam zgjedhur që Shqipëria të ishte kështu. Kemi dhënë 1 milion shuplaka për ta bërë Shqipërinë. Mallkuar ata që shpikën shuplakat. I bëj thirrje të gjithë intelektualëve që të gjithë së bashku të mbrojmë Kushtetutën. Të gjithë ne që jemi këtu, marrim frymë në një grumbull gërmadhash. Jemi vend pluralist? Gënjeshtër! Jemi vend një partiak. Në çdo fushatë elektorake gënjehemi. Ju bëj thirrje mos u gënjeni, e vërteta mbrohet vetëm nga zëri dhe vullneti juaj, shpirti dhe gjoksi dhe po të jetë nevoja edhe nga grushti juaj. Të gjithë së bashku të veprojmë me Kushtetutën. Politikanët, të shkurtër, të gjatë, injorantë e bastardë, hajdutë të braktisin karriget se ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit. Ky është podium i Presidentit Ilir Meta, herë tjetër ka qenë Rama, Berisha dhe Basha, pikërisht për të mbrojtur demokracinë”.