Bujar Leskaj, deputetit të PS:“Ti nuk je skifter, dukesh si lejlek”!

 

Bujar Leskaj njihet si njeri që nuk don tia dijë për presione apo shantazhe. Ka dhënë prova edhe kur ishte deputet, por edhe si ministër. Dha dorëheqjen pa e çarë shumë kokën kur ia kërkoi Berisha , por ai nuk ia përton me çdo politikan të çdo niveli. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka qenë sot në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku ka folur për çështjen e CEZ. Por kjo çështje ka shkaktuar shumë reagime ndaj tij edhe nga kryeministri Rama para disa diteve. Gjatë fjalës së tij, ai ka shkëmbyer edhe disa batuta me deputetët socialistë. Deputeti Ervin Bushati ka bërë ironi me të, duke e cilësuar “skifter fiskal”, si pjesë e shkollës së Çikagos që kanë qenë. Por, Leskaj i është përgjigjur mënjëherë po me batutë, duke i thënë Bushatit, “ti nuk je skifter, dukesh si lejlek”. 

Bujar Leskaj mbetet lab i pa shantazhueshëm dhe ironik me këdo politikan apo pushtetar që bën si i "fortë! Edhe sot me replikën e tij sarkastike u bë lajm dite në media.

SHKARKO APP