Bujar Nishani: Kam fakte që është përgjuar jeta ime private

 

Eshtë e rëndë ajo çka pohuar publikisht Kreu i Shtetit, Bujar Nishani. Ai tha mbrëmë tek Sokol Balla, i ftuar në emision, se po përgjohet jeta private e familjes time. Duke iu rikthyer zërave për përgjime, Presidenti i Republikës deklaroi se përfaqësues të administratës shtetërore po përgjojnë jetën e tij private dhe të familjarëve të tij, por shtoi se nuk akuzon kryeministrin Rama për këtë.

“E kam deklaruar publikisht disa herë në mënyrë shumë serioze, që jeta ime private dhe e familjarëve të Presidentit ka qenë nën survejim dhe nën përgjim. Kjo është një çështje që në kontekst raporti institucional është shumë serioz. Për mua nuk përbën asnjë lloj problemi, jam shumë krenar për jetën time private dhe të familjarëve të mi dhe për këtë nuk kam asnjë merak, por është një çështje që nuk meriton për momentin të ketë prioritet, por unë nuk do të heq dorë derisa kjo çështje të hetohet nga drejtësia”, deklaroi kreu i shtetit.

Presidenti Nishani deklaroi se ka prova dhe fakte në lidhje me përgjimin ndaj tij dhe familjarëve të tij, ndërsa shtoi se nuk i është drejtuar Prokurorisë për të denoncuar këtë, pasi sheh si të fortë influencën e qeverisë mbi sistemin e drejtësisë sot. “Për fat të keq, në konfirmimin që kam, të shumë provave dhe fakteve që kam, rezervimi im ka të bëjë me influencën e fortë të qeverisë në sistemin e drejtësisë sot për sot”, tha Presidenti i Republikës. 

Kjo është akuzë shumë e rëndë. Dhe bëhet nga Presidenti i Republikës. Merret me mend se sa të sigurtë janë qytetarët e tjerë të këtij shteti ! Por problemi tjetër i rëndësishëm , por njëkohësisht i rrezikshëm , është se Presidenti thotë se nuk kam besim tek organet e drejtësisë. Pra, sipas Kreut të Shtetit, kur nuk ka besim Ai si mundet të ketë njeriu i thjeshtë. Por zoti Nishani nuk sqaroi saktësisht nëse janë nga Ministria e Brendshme përgjimet apo nga Prokuroria?

Në një shtet normal demokratik kjo deklaratë do të shkaktonte termet politik dhe mënjëherë parlamenti fillonte hetimin me një komision hetimor parlamentar.

SHKARKO APP